Shqipëria më e varfra në rajon/ Gjokutaj: Mungon një analizë cilësore ekonomie, varfëria ka ardhur duke u rritur

Shqipëria më e varfra në rajon/ Gjokutaj: Mungon një analizë cilësore ekonomie, varfëria ka ardhur duke u rritur

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në MCN Live ka komentuar raportin e FMN që tregon se Shqipëria renditet si vendi më i varfër në rajon për të cilin u shpreh se ajo që mungon është një analizë cilësore.

Ai tha se rritjet ekonomike në vende si Shqipëria me informalitet të lartë natyrshëm që nuk arrin të ndikojë në të gjitha shtesat dhe aq më tepër pastaj të arrijë të furnizojë buxhetin me fondet e mjaftueshme. Sipas tij, niveli i varfërisë ka ardhur duke u rritur.

Në fakt janë shqiptarët në realitet sa i përket statistikave, por e rëndësishme është të nxjerrim thelbin nga e gjithë ajo që na ka bërë ekonomia, apo bumi i disa sektorëve që po vërteton atë që thonë ekspertë seriozë apo ata që e studiojnë në detaje ekonominë, për të thënë se rritjet ekonomike në vende si Shqipëria apo Mali i Zi me informalitet shumë të lartë, apo vende që nuk i mëshojnë prodhimit, natyrshëm që kjo rritje ekonomike nuk arrin të ndikojë në të gjitha shtesat dhe aq më tepër pastaj të arrijë të furnizojë buxhetin edhe me fondet e mjaftueshme për të ndihmuar mbi shtresën e pensionistëve dhe atyre që paguhen pak. 

Ata janë ajo shtresë më e rrezikuar që jetojnë në varfëri pasi janë afër apo poshtë minimumit jetik dhe natyrshëm e gjithë kjo duhet thënë se për çfarë bëhet lëvizja atyre që janë burime buxhetore kur mungon pjesa e analizës thellësisht cilësore dhe gjithëpërfshjirja me qëllim që dhe kjo që mund të duket lëvizja e punëtorëve duhet marrë në konsideratë pasi të tilla nisma mund të ndërmerren për konsum politik dhe nuk merret në konsideratë ekonomia dhe kjo pastaj natyrshëm që jep këto lloj produktesh.

Dua të theksoj në 2022 të dhënat tregojnë se është në nivelin mesatar 16% niveli mesatar i varfërisë në Ballkan dhe kjo mesatare ulet për arsye se vende si Serbia, Maqedonia apo dhe Kosova aktivizon ato burime apo bën mobilizim të burimeve natyrore dhe njerëzore që përmes rritjes së produktivitetit rrit dhe të ardhurat, ndërsa Shqipëria, Bosnja janë vende që kanë nivel varfërie më të lartë për shkak dhe të strukturës së ekonomisë qoftë dhe për konflikte e brendshme ekonomike që ndikojnë. Qeveria ndërhyn më pak në disa funksione të biznesit dhe tregu pastaj jep këto lloj produktesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy