Enti Rregullator i Energjisë pritet të licensojë dy kompani në aktivitetin e tregtimit të energjisë dhe gazit. Njëra prej kompanive do të marrë licensë dhe do të ketë të drejtë të tregtimit të energjisë, ndërsa tjetra do të ketë të drejtë të tregtimit të gazit. ERE do të japë këto licensa për një afat kohor prej 5 vitesh.



