Sejko-Bashës: Financimi i PPP-ve, asnjë rrezik

Sejko-Bashës: Financimi i PPP-ve, asnjë rrezik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Lulzim Basha se bankat e nivelit të dytë nuk duhet të japin para për konçesionet e kushtueshme, pasi në të vërtetë u shërbejnë si skemë pastrimi parash të të ardhurave nga trafiqet e paligjshme.

Në një dalje para mediave, Sejko shtoi se bankat kanë shtrënguar masat për përballimin e riskut, ndërsa përsa i përket pastrimit të parave, kreu i Bankës së Shqipërisë, theksoi se Banka qendrore dhe bankat e nivelit të dytë, kanë ngritur mekanizma për parandalimin e hyrjes së parave të paligjshme.

Sejko shtoi se për sa kohë këto projekte PPP nuk janë të dëmshme, ato mund të financohen pa problem.

“Kreditimi i PPP janë të kushtëzuara nga kriteret dhe këto janë në fokus të bankave të nivelit të dytë. Ne si bankë qendrore kemi hartuar rregulloret tona për kriteret e riskut, njëkohësisht dhe bankat kanë kriteret e tyre. Nëse projektet plotësojnë kushtet, do të jenë të financueshëm. Këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe një bankë nuk mund t’i mbështesë e vetme, çka do të kërkonte bashkimin në një sindikatë të bankave. Kjo do të kërkonte komitete të përbashkëta. Këto projekte janë potencial biznesi për bankat që ato po i shohin. Ne si BSH jemi të kujdesshëm që të shohim që të ruhet kreditimi me cilësi dhe do donim të kishim një rritje cilësore të kreditimit. Risku i dytë ka të bëjë me riskun e pastrimit të parasë. BSH gjithashtu si institucion mbikëqyrës ka ndërtuar kuadrin rregullativ për menaxhimin e këtij risku, po edhe vetë bankat kanë filtra dhe kritere strikte për të parandaluar pastrimin e parasë. Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi indicie që banka të caktuara kanë ekspozim për këtë risk. Këtu i referohem edhe raportit të Moneyval që sistemi banka u vlerësua më lart”, përfundoi Sejko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy