Ekonomia shqiptare po performon pozitivisht dhe ka arritur një rritje 3.2 %.
Ky është vlerësimi i Bankës së Shqipërisë, i bërë publik nga Guvernatori Gent Sejko.
Kreu i Bankës Qendrore tha se Banka e Shqipërisë do të vijojë zbatimin e plotë të masave për të reduktuar kreditë e këqija.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.



