Pas kërkesës së OST për shkak të rritjes së kostove të operimit, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë në 0.85 lekë për çdo kilovat/orë. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se qytetarët të cilët harxhojnë më shumë se fasha prej 700 kilovatësh do duhet të paguajnë më shumë.



