
Tregtia midis Shqipërisë dhe Kosovës, pritet të rritet ndjeshëm pas hapjes së pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është hapi i parë për unifikimin doganor dhe se shumë shpejt do të ekzistojë vetëm një administratë.



