
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së mbajtur më dyer të mbyllura, njoftoi çështjet e diskutuara në këtë takim.
Balla bëri me dije se është diskutuar mbi zbatimin e paketës së rezistencës sociale, dhe theksoi se aktet normative do të miratohen.
Sipas tij, respektimi i tyre do të kontrollohet në terren nga deputetët e PS.
Aktet Normative kanë hyrë tashmë në fuqi dhe po zbatohen. Deputetët do t';i bashkohen ministrave për të certifikua masave të marra nga qeveria për të kontrolluar respektimin e çmimeve, qoftë ato të karburanteve dhe qoftë ato ushqimore. Edhe grupi parlamentar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra.
Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territor.
Po ashtu, nesër, sipas Ballës, deputetët e opozitës kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrit Edi Rama, por vetë kryeministri nuk do të jetë i pranishëm, për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Bruksel.



