Kryeministri Edi Rama, ka publikuar projektin e ‘Urës mbi Bunë’, marrëveshja për zbatimin e të cilit u firmos dje gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë malazeze.
Sipas projektit, me ndërtimin e kësaj ure, shkurtohet distanca mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 kilometra në 300 metra.
MIRËMËNGJES, dhe me projektin e "Urës mbi Bunë", një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur.
Projekti për ndërtimin e Urës mbi Bunë, pritet të kushtojë deri në 20 milionë € dhe do të bashkëfinancohet nga të dyja qeveritë.



