Buxheti 2027 për bujqësinë/ Guri: Më i larti në 30 vitet e fundit, 5.3 miliardë lekë do shkojnë për fermerët (VIDEO)

Buxheti 2027 për bujqësinë/ Guri: Më i larti në 30 vitet e fundit, 5.3 miliardë lekë do shkojnë për fermerët (VIDEO)

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka zbërthyer detajet e projektbuxhetit të vitit 2027 për bujqësinë, duke e cilësuar atë si buxhetin më të lartë të tre dekadave të fundit, me një vlerë prej 18 miliardë lekësh.

 

I ftuar në MCN Tv, ai bëri të ditur se fondet e vitit 2027 do të përqendrohen në tri shtylla kryesore, mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve, infrastrukturën e ujitje-kullimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

 

18 miliardë lekë, ose 180 milionë euro, është buxheti më i lartë që bujqësia ka patur në 30 vitet e fundit. Së pari, rreth 3 miliardë lekë shkojnë për sigurinë ushqimore. Rreth 5.3 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e fermerëve në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural, dhe më shumë se 4.3 miliardë lekë shkojnë për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Këto janë tre fushat kryesore në të cilat buxheti do të ketë impaktin më të rëndësishëm.

 

Sa i përket skemës kombëtare të mbështetjes për fermerët, zëvendësministri sqaroi se buxheti fillestar prej 5.3 miliardë lekësh është 100 milionë lekë më i lartë se ai i vitit të kaluar. Ai shtoi se objektivi kryesor për vitin 2027 është ulja e kritereve kufizuese, në mënyrë që skema të zgjerohet dhe të përfshijë një numër sa më të madh fermerësh.

 

Buxheti fillestar i këtij viti është 5.3 miliardë lekë, ose rreth 100 milionë lekë më shumë sesa buxheti fillestar i vitit të kaluar. Në vitin 2027, objektivi jonë kryesor është që me mundësitë buxhetore që kemi, të ulim pragjet minimale me qëllimin e rritjes, sa më shumë që të jetë e mundur, të numrit të fermerëve që bëjnë pjesë e skemës tonë.

 

Në fushën e sigurisë ushqimore dhe investimeve infrastrukturore, Guri vuri theksin te ngritja dhe rikonstruksioni i laboratorëve të rinj, si dhe vijimi i projekteve shumëvjeçare për sistemet e ujitjes dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

 

Midis elementëve më të rëndësishëm që neve kemi të listuar, mbetet siguria ushqimore me një numër të rritur laboratorësh të rinj, ose laboratorë të rinj të cilët do të rikonstruktohen. Gjithashtu, investimet e rëndësishme në ujitje dhe kullim vazhdojnë dhe në vitin 2027, por edhe në vitet pasardhëse, për të ruajtur një kapacitet të rritur në mundësinë e ujitje-kullimit dhe të mbrojtjes nga përmbytjet.

 

Një tjetër pikë kyçe që preku zëvendësministri është lidhja e këtij buxheti me procesin e integrimit evropian. Sipas tij, financimet e vitit 2027 do t'i shërbejnë drejtpërdrejt përmbylljes teknike të negociatave me Bashkimin Evropian për dy kapitujt e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

 

Është edhe një buxhet i përafrimit me Bashkimin Europian. Në vitin 2027, dy prej kapitujve më të rëndësishëm të bujqësisë, pra Bujqësia dhe Zhvillimi Rural dhe Siguria Ushqimore, do të mbyllin negociatat në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është pikërisht ky buxhet i cili do të bëjë të mundur që neve pak nga pak të afrohemi edhe me kërkesat në implementim që ka Bashkimi Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy