
Juristi Romeo Kara ka hedhur akuza ndaj menaxhimit të industrisë së naftës në vend, duke deklaruar se kostot e kompanisë Bankers Petroleum rezultojnë gjithmonë më të larta se fitimet nga shitjet.
Gjatë një analize për "MCN Economy", juristi nënvizoi se pavarësisht rritjes së prodhimit në kuotat e viteve para '90, Shqipëria dhe qytetarët e saj përfitojnë minimalisht nga kjo industri pasi kompania pretendon se del me humbje.
Ne perceptim direkt e dimë që ata nuk kanë ndaluar autobotet, makinat dhe vagonët e trenave, dhe është parë që gjendja e punonjësve ka qenë në rënie, ka ardhur duke u degraduar kjo industri, paratë e shqiptarëve janë minimale, ndërkohë që 90% e të ardhurave duhet të vinin nga Bankers, dhe del me humbje dhe pretendon se ka pasur një rritje prodhimi, ka vajtur prodhimi në kuotat e viteve para '90, dhe duhet të ishin të ardhura 90% nga ky sektor, dhe nuk janë.
Pra për çudi kostot e Bankers janë gjithmonë më të larta se fitimet nga shitjet.
Këtu ka nevojë për disa kontrolle. Komisionet parlamentare duhet ta bëjnë këtë punë, kontroll përveç auditimeve të brendshme, kontrolleve fiskale, duhet të ketë edhe kontroll për mënyrën se si janë bërë investimet, si menaxhohen ato, si janë zbatuar kontratat.
Kontratat e Bankers duhet të ishin nën monitorimin e rreptë të Komisioneve parlamentare.
Duhet bërë transparencë mbi sasitë e naftës që janë nxjerrë dhe kanë mbetur. Shteti duhet të vendosë përfaqësues të kontratës në Bankers.
Institucionet e personalizuara ndërkombëtare kërkojnë transparencë të kontratave shqiptare.



