Programi 100 fshatrat/ Soko: Dështim i madh, zgjatim i rilindjes urbane

Programi 100 fshatrat/ Soko: Dështim i madh, zgjatim i rilindjes urbane

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ndan mendimin se programi 100 fshatrat humbi rrugën për të cilën u nis dhe përfundoi si zgjatim i rilindjes urbane, duke dështuar.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai u shpreh se rivitalizimi rural do të thotë zhvillimi i jetës ekonomike në fshat, por se një gjë e tillë nuk ndodhi.

 

Dështimin e këtij programi, Soko e sheh të lidhur me mungesën e qartësisë qysh në nisje të tij.

 

Në thelb unë shoh paqartësi, ajo që nisi si një proces rivitalizimi, përfundoi si një zgjatim i rilindjes urbane. Ajo që nisi në qytet vazhdoi në fshat. Ne ishim duke përjetuar një zhvendosje demografike me përmasa biblike nga fshati. Dhe u mendua që të kampionohej një sasi prej 100 fshatrash, i cili do të jepte modelet që më pas do të përthitheshin nga sektori privat. 

 

Rivitalizimi rural, është zhvillimi i jetës ekonomike në fshat. Nuk mund të ketë një vendbanim njerëzish pa patur ai vendbanimi sensin ekonomik. Me sensin ekonomik ne ndalojmë migrimin nga fshati. Për shkak se nuk ishte e qartë nga ata që e nisën, u nis si e tillë dhe më pas u shndërrua në një rilindje urbane. 

 

U gjetën ca fshatra që kishin premisa për të qenë të suksesshëm në turizëm, u rregullua çik infrastruktura, dhe e humbi vizionin. Kjo ndodhi pasi ishin të paqartë që në fillim përse e nisën. U përdor në tre palë fushata elektorale, u përdor për të vjedhur ndonjë lekë. 

 

U kanalizua te infrastruktura dhe aty mjeshtrat filluan të bënin çfarë dinin. U shpenzuan mbi 200 milionë euro dhe në fund fare nuk e dimë se çfarë u bë. Mund të shkohet në spekulime se Dhërmiun e donte oligarku filan, etj. Unë besoj se programi humbi rrugën, se në thelb ideja për rivitalizimin e fshatit është jetike.

 

Ky ishte dështim i madh i këtij projekti, fakti që hodh 200 e ca milionë euro shteti dhe nuk hodhi as 10 milionë euro privati. Interesat e njerëzve të fuqishëm pranë Kryeministrit ishte në bregdet dhe për këtë arsye investimi në fshatrat në bregdet, mori fokusin. Por shteti futet zakonisht aty ku nuk shkon privati. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy