Radonshiq: Edhe pse pagat janë rritur në sektorin publik, nuk mbulojnë dot kostot e jetesës

Radonshiq: Edhe pse pagat janë rritur në sektorin publik, nuk mbulojnë dot kostot e jetesës

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq rritjen e pagës mesatare në 830 euro e sheh si të bazuar tek pagat e administratës dhe jo të sektorit privat.

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se edhe pse pagat janë rritur në sektorin publik, nuk mbulojnë dot kostot e jetesës.

Rritja e pagave në administratë bëhet me taksat tona, ndërsa në privat me anë të një analize financiare. 

Rritja e pagave në shtet deformon tregun. Rritje pagash ka pasur në ndërtim dhe në sektorin e turizmit. 

Rritja e pagave në sektorin privat prek direkt sektorin privat dhe kërkon një analizë. 

Edhe pse pagat janë rritur në sektorin publik, nuk mbulojnë dot kostot e jetesës. 

Në nivel mikro, te financat personale dhe familjare, shikojmë se edhe një njeri që ka një pagë mbi mesatare nuk i beson më shëndetësisë falas që nuk është as falas pasi paguajmë, por i besojnë sektorit privat. 

Edhe pse shërbimet që ofrojnë lënë hapësira për të thënë se çmimi i këtij shërbimi nuk ofron cilësinë, por nga ana tjetër çdo shqiptar i cili ka sëmundje dhe fëmijë, e ka të vështirë të çojë fëmijën në kopshte dhe çerdhe publike, se nuk ka vende. 

Si ia dalin? Shqiptarët ose janë menaxhues shumë të mirë të financave, ose gjithmonë përshtaten me vështirësi. 

110 euro një pension në zona rurale nuk mund të dalë as për një javë. Pas mjekëve dhe inxhinierëve, do jenë pedagogët të radhës që do largohen. 

Do jenë lektorët ata që do jenë eksodi i radhës. Një student i imi që punon në Call center, paguhet më shumë se unë që jam pedagogia e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy