Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka ngritur njësinë speciale antiinformalitet, e cila do të kalojë në sitë 142 mijë vende punë përsa i takon deklarimeve të pagave.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomise, Vasilika Vjero, bëri të ditur se fokusi do të jetë tek të ardhurat nga punësimi dhe shërbimet, ndërkohë që përqindja e bizneseve që nuk kanë reaguar mbi vetërregullimin mbetet e konsiderueshme.



