Eksperti i pronave Gjin Gjoka për rivlerësimin e pronave këshillon çdo person që të bëjë rivlerësimin e pronave, përmes referencës.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se referenca nuk lejon që të shitet një pronë, poshtë çmimit të vendosur nga rivlerësimi.
Çdo person që disponon sot një pronë, i them ta bëj sot rivlerësimin, se do të thotë gjithçka shitet dhe gjithçka blihet. Një pjesë e madhe të bëjnë me referencë rivlerësimin, se nuk i drejtohet asnjë eksperti por e bën përmes ASHK-së.
Duke parë se Shqipëria është një vend në zhvillim, në ndërtim, po kërkohet nga shumë të huaj, gjithçka po shkon drejt një tregu të stabilizuar, unë iu them që të bëjnë këtë rivlerësim, me referencë. Duke bërë këtë rivlerësim do të jetë diçka shumë lehtësuese.
Sot kemi arritur në 95% të gjitha pasurive të patundshme, që sot po bëhen me kredi. Rivlerësimi nuk ka ndikuar në rritjen e çmimit. Referencat për Tiranën ka ndryshuar, në Farkë ka qenë 720 euro, sot e kemi 1400-1500 euro metri referencën.
Referenca nuk mund të jetë nën 1400-1500 euro. Referenca nuk lejon që të shitet një pronë, poshtë çmimit të vendosur nga rivlerësimi. Ndërkohë çmimet e pronave do rriten edhe më shumë.
Ndërsa ekspertja e ekonomisë Dorentina Krraba u shpreh se duhet bërë rivlerësimi i pronës sa më afër vlerës që kanë sot.
Një apartament që dikur ka kushtuar 50 mijë euro, tani në 2026, ai apartament ka shkuar 150 mijë euro. Nëse do paguhej 15%, është 15 mijë euro pa rivlerësim. Me rivlerësim paguan 5%, ose 5 mijë euro. Nëse dikush e shet shtëpinë pa e rivlerësuar humbja është e madhe.
Ata që humbin më tepër janë ata që kanë apartamente të trashëguara, apo që nuk kanë bërë rivlerësim 20 vitet e fundit. Mirë është të bëhet rivlerësimi i pronës, se çmimet kanë tendencë në rritje.



