Sot, më 9 Maj, përkujtohet Dita e Evropës, ditë e shënuar për të festuar paqen, prosperitetin dhe unitetin e arritur brenda komunitetit.
Ndaj, 9 Maji shënon një datë kyçe, jo vetëm për BE-në, por edhe për të gjitha vendet, që aspirojnë të anëtarësohen, sikurse Shqipëria.
Banka e Shqipërisë, në një njoftim të bërë publik sot ka bërë të ditur se në vitin 2001, për të nderuar përpjekjet dhe aspiratat e vendit tonë në rrugën drejt familjes së përbashkët evropiane, Banka e Shqipërisë ka prodhuar 2 monedha numizmatike prej argjendi, me temën “Integrimi i Shqipërisë në Evropë”.
Vizatimet e këtyre monedhave, me prerje 200 dhe 100 Lekë, të vitit 2001, pa kurs ligjor, janë realizuar nga piktori Gentjan Gjikopulli.
Këto monedha gjenden në shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.



