Eksperti i sigurisë rrugore Koço Simaku e sheh të paqartë njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor për aksionin për mbledhjen e së taksave të makinave të papaguara që nga viti 2012, që përbëjnë 150 mijë debitorë.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se nuk e kupton se çfarë do mblidhet pasi nga 2012 ka pasur disa amnisti që janë falur gjobat.
Simaku kërkoi që të falen taksat për makinat që iu ka ikur koha, duke thënë se duhet të nxirret një amnisti që të dorëzojnë targat dhe të mos paguajnë taksa, pasi janë mjete të zbërthyera në shtëpi.
Nuk dihet nëse janë falur taksat apo gjobat. Taksat kryesore që dominojnë në shtet janë taksat e bizneseve, ato që kanë betoniere, kamionë transporti, ku kanë ambiente të mbyllura që nuk i nxjerrin në rrugë kryesore.
Nuk mund të quash taksën e një benzi 2200. Duhet kuptuar ku rreh çekani te taksa e pensionistit apo e këtyre bizneseve që është me tërë mendsh e ndjeshme për shtetin.
Të gjitha betonierët ishin pa taksa të paguara, se punonin nga gurorja deri në vendin e tyre dhe nuk dilnin në territor.
Nga viti 2012 kur u nxor kontrolli në territor, u mblodh një vlerë e paparë tarash, kur dorëzon targat nuk ke detyrim.
Përderisa i ke mbajtur targat, tregon që lëviz dhe punon. Ka dhe mjete të mbaruara në shtëpi që nuk punojnë më, që ta çrregullojë duhet të paguajë taksat për ta çregjistruar.
Nuk qëndron logjika ekonomike që unë që jam për bukën e gojës dhe dua ta çregjistroj, si mund të paguajë 1 milion e ca.
Shteti duhet të bënte një amnisti të tillë të shtrirë. Kur është falje gjobash, nuk është falje taksash. Të falen taksat për ato makina me vit prodhimi që janë të mbaruara. Dhe vazhdo mblidh taksat për mjetet e mëdha.
Po t’i marrësh firmat që punojnë në ndërtim, atyre merrua taksën një më një që t’i vejë shtetit.
Por të veçohet pjesa e fukarait që nuk ka lidhje dhe fuqi për të përballuar.
Çfarë do t’i kërkosh atij, merru me këta që kanë lekë. Autoveturave që iu ka ikur koha të nxirret një amnisti që të dorëzojnë targat dhe të mos paguajnë taksa. Se janë mjete të zbërthyera në shtëpi.
Mos u kërko dhjetë vjet taksa, se ai që kur i ka ikur djali emigrant nuk e ka lëvizur makinën fare. Kur përgjysmohet shifra ke mundësi që t’i vjelësh shumë më kollaj.



