Sipërmarrësja dhe ekspertja e punësimit, Suzana Aga, shifrën prej 60 mijë shqiptarëve me leje pune në Bashkimin Europian gjatë vitit 2024, e sheh si tregues të largimeve nga vendi, por jo si eksod.
Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se aktualisht në vend ka kërkesë për profesione që nuk kërkojnë nivel arsimimi shumë të lartë dhe pagat janë shumë të larta.
Pesha e largimeve shihet dhe në shifra, numri i madh i largimit të shqiptarëve drejt Europës, bën që Shqipëria të zbrazet dhe të kemi vende vakante në treg. Dhe më e keqja ata që ikin janë profesionistë.
Biznesi i vogël do i përshtatet dhe hapave që po ecën vendi, pagat janë rritur faktikisht. Një biznes i vogël ose duhet t’iu përshtatet kushteve të reja të tregut.
Nëse i futemi llogaritjeve për biznesin e mesëm, ke më shumë përfitime të marrësh një punonjës të huaj, për shembull nga Filipinet se sa nga Shqipëria.
Një mekanik në Shqipëri sot fiton deri 1500 euro, ka kërkesë aq të lartë, sa që nuk gjen dot mekanik të lirë.
Se ka një kërkesë shumë të lartë për shërbimin e tyre. Kemi kërkesë për profesione që nuk kërkojnë nivel arsimimi shumë të lartë dhe pagat janë shumë të larta.
Nëse ikën jashtë, nuk ke mundësi zhvillimi siç mund të kesh në vendin tënd. Ne kemi vështirësi në gjetjen e ekonomistëve, juristëve dhe inxhinierëve.
Nuk është eksod, është largim normal dhe i përshtatet globalizimit. Në të gjithë Europën kemi të njëjtin nivel lëvizjeje.
Ne jemi në rastin e rekrutimit brenda vendit të punonjësve të huaj.
Ne jemi duke u zhvilluar në ndërtim shumë, kjo kërkon që të marrim punëtorë shumë.
Turizmi është në rritje dhe kjo tendencë do të vazhdojë.



