Eksperti i ekonomisë Igli Zepishta tha në studion e MCN Economy se paqja fiskale ka rreziqet e veta për hyrjen e parasë së padeklaruar apo të përfituar nga aktivitete të paligjshme.
E mira është që ne kemi nevojë për një lloj amnistie. Në të gjithë këto vite janë bërë falje detyrimesh, po kanë qenë sipërfaqësore.
Borxhi i administratës tatimore është 1.6 mld euro.
Shumica e këtij borxhi është i pambledhshëm, janë ezuaruar të gjitha mënyrat e mbledhjes së borxhit me bllokime llogarish, me njoftime. Pjesa më e madhe e këtij borxhi është e i pambledhshëm. Përfitimi maksimal, nëse amnistia del siç është do të jetë maksimalisht 400 mln euro.
Ne e mirëpresim dhe biznesi e pret faljen e borxhit.
Paqja fiskale ka rreziqet e veta për hyrjen e parasë të padeklaruar qoftë dhe të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme.
Bizneset kanë mundësi të ndërhyjnë në pasqyrat financiare të viteve të kaluara. Do i korrigjojnë. Duke i korrigjuar kundrejt një tatimi prej 5% mund të hyjë në lojë një shifër e madhe parash qe nuk dihet se nga janë.



