Po merr fund blerja “në gropë”? Mena: Tregu i ndërtimit është vetë një gropë e madhe, blerësi duhet mbrojtur

Po merr fund blerja “në gropë”? Mena: Tregu i ndërtimit është vetë një gropë e madhe, blerësi duhet mbrojtur

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fundin e praktikës së blerjeve "në gropë" dhe të sistemit të kleringut në sektorin e ndërtimit. 

Ndërkohë, nga muaji tetor pritet që Tatimet të nisin një aksion të ri në këtë sektor, për të kontrolluar informalitetin dhe mbarëvajtjen ligjore të projekteve ndërtimore.

E ftuar në “MCN Economy”, Dëshira Mena, Drejtoreshë Ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve, shprehet se situata në tregun e ndërtimit është alarmante dhe se praktika e blerjeve në fazë ndërtimi, të ashtuquajturat “në gropë”, duhet të ndalet sa më parë.

Nuk është normale që një objekt të nisë ndërtimin pa një afat të qartë për përfundim, ndërsa blerësi pret deri në shtatë apo tetë vjet për të marrë në dorëzim apartamentin, pavarësisht kontratës së firmosur.

Shitja e pasurisë së paluajtshme në fazë fillestare, në gropë, është në thelb një shitje e parakohshme e një produkti që nuk ekziston ende, duke mos i ofruar blerësit as siguri e as garanci.

Nëse një ndërtues ka marrë leje ndërtimi dhe garanton përfundimin brenda afatit të dhënë, atëherë nuk ka nevojë të bëjë shitje paraprake. Vetëm ndërtuesit që kanë kapital real duhet të hyjnë në këtë treg – jo kompani që hapen me një kapital fillestar qesharak prej 100 mijë lekësh.

Mena thekson se aktualisht, tregu i ndërtimit është kthyer në një “gropë të madhe” ku rreziku mbetet mbi blerësin.

Klienti ynë fundor është blerësi dhe blerësi duhet mbrojtur, ai duhet të sigurohet kur bën investime, kur bën blerje te tilla po kush e garanton këtë. Në momentin që ai ndërtues merr përsipër te ndërtoj edhe pa pas siguri për përfundimin me sukses te këtij objekti, i gjitha risku ai që blen. 

Kjo për mua duhet të frenohet sepse nuk mund të bëhesh investitor apo të hapesh një objekt ndërtimi apo të hapesh një kompani me një buxhet fillestar me 100 mije lek, si hapet një firmë e tillë ndërtimi. 

Duhet rregullim dhe kontroll më të fortë ligjor, për të ndaluar fenomenin ku çdokush mund të hapë një firmë ndërtimi, duke e krahasuar me absurditetin e hapjes së “më shumë firma ndërtimi sesa dyqane për qoftet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy