Rritja e taksave e ka dhënë menjëherë efektin në tregun e sigurimeve. Në katërmujorin e parë të vitit 2016 ndonëse janë shitur më pak polica sigurimi krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e grumbulluara nga shitja e tyre kanë qenë më të larta duke kapur vlerën e 3.8 miliard lekëve.



