Tregjet e kapitalit/ Rabeta: Projektligji rrit standardet raportuese

Tregjet e kapitalit/ Rabeta: Projektligji rrit standardet raportuese

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj i cili shtrëngon rregullat e raportimit për shoqëritë operojnë në tregjet e kapitalit. 

 

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se është një kontekst teknik i cili i drejtohet një industrie të caktuar që i drejtohet tregut të kapitaleve dhe pak njerëzve, paso është i vogël numri i qytetarëve që angazhohen. 

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se një projektligj i tillë rrit standardet raportuese. 

 

Bankat, institucionet financiare, fondet investuese, përballen me rritje të frekuencës për raportim por dhe thellësisë së raportimit, shkurtohen afatet e raportimit dhe rriten detajet që raportojnë para Bankës së Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. 

 

Jemi dhe pranë integrimit dhe sa më shumë afrohet data, aq më shumë shtohen këto rregulla dhe kushte që duhet të plotësojë sistemi financiar shqiptar. 

 

Fondet e investimeve, janë forma përmes të cilave qytetarët mund të investojnë paratë e tyre përtej asaj që ofron tregu bankar me depozita me 1-2%. Këto fonde ofrojnë norma më të larta fitimi, se depozita e bankave. Kryesisht bazohen mbi letrat me vlerë të qeverisë. 

 

Në thelb ti blen obligacione qeveritare, me norma relativisht të mira interesi. Ato 5 dhe 10 vjeçare, me norma fitimi, 5, 8 apo 10%. 

 

Nuk e bën dot te sporteli i Bankës së Shqipërisë, pasi këtë mund ta bëjnë vetëm institucionet financiare. 

 

Është një treg i përshtatshëm se ti mund t’i tërheqësh shumë shpejt ato para dhe mund ta ndërpresësh kontratën me bankën, por do heqësh dorë nga fitimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy