Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi gjatë vizitës në Washington ka zhvilluar takime me krerë të Bankës Botërore.
Klosi takoi Drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore, z. Patrizio Pagano, ku veç të tjerash u diskutua edhe për reformën e pensioneve, të cilën zyrtari i BB-së e vlerësoi si shembull për gjithë rajonin.



