Kumbaro: Nga 1 qershori ndalohet tregtimi i ambalazheve plastike njëpërdorimshme

Kumbaro: Nga 1 qershori ndalohet tregtimi i ambalazheve plastike njëpërdorimshme

Nga 1 qershor i këtij viti Shqipëria do të ndalojë përdorimin e ambalazheve plastike njëpërdorimshme.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela, Kumbaro Furxhi, e cila ka bërë të ditur se përmes amendimeve në Kuvend, nga 1 qershori synohet përdorimi dhe prodhimi i importimit të qeseve njëpërdorimshme.

“Viti 2022 do të jetë viti i një ndryshimi të madh për mjedisin në Shqipëri e për mentalitetin e secilit prej nesh sa herë dalim nga shtëpia për të bërë pazar. Shqipëria nga 1 qershori 2022 përmes amendimeve që kemi paraqitur në Kuvend synon të ndalojë përdorimin, prodhimin, tregtimin dhe importimin e qeseve mbajtëse plastike njëpërdorimshme”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Kumbaro theksoi se sfida e luftës kundër plastikës ndotëse është tashmë universale, meqë edhe shumë shtete të tjera kanë nisur ose janë në proces të ndalimit të përdorimit të ambalazheve plastike njëpërdorimshme.

“Franca ndalon përdorimin e ambalazheve plastike njëpërdorimshme në tregun e produkteve ushqimore nga 1 janari i vitit që sapo ka nisur. Skocia do të ndalojë nga qershori i këtij viti çdo lloj produkti plastik me një përdorim”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy