
I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV të autorit Mustafa Nano, gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri, bëri një rikapitullim në aspektin ekonomik të vendeve të cilat kanë pësuar ekonomikisht gjatë periudhës së pandemisë.
Tomorri, tha se bota në këto kushte pandemie, u tregua si eksperiment, ku disa shtete u treguan më liberale në lëvizje e disa kishin si parim mbrojtjen e shëndetit publik.
“Bota për pandeminë ka qenë e ndara, ka pasur nga ata që kishin vënë në qendër të politikave publike-shëndetin publik, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, dhe të tjerë që kanë qenë më liberal në këtë sens dhe kanë thënë që kjo është një pandemi e cila më sa duket bota do të përballet dhe të jemi më liberal dhe të lejojmë ekonomitë. Por autoritetet e botës në veçanti janë munduar të vënë ne parim faktin se ekonomia mund të ekuilibrohet, kurse jetët e humbura nuk mund të rikthehen më”, tha Tomorri.



