Industria e aviacionit në SHBA shënon 96% më pak pasagjerë

Industria e aviacionit në SHBA shënon 96% më pak pasagjerë

Industria e aviacionit në SHBA ka shënuar humbje të thella për shkak të kufizimeve të udhëtimit të pasagjerëve si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia globale Covid-19.

Administrata për Sigurinë e Transportit (TSA) tha se masat e marra kundër koronavirusit kanë sjellë një ulje të numrit të udhëtarëve me 96 përqind.

TSA, kontrolloi 95 mijë pasagjerë të mërkurën dhe deklaroi se ishte hera e fundit që në SHBA ka patur më pak se 100 mijë pasagjerë në avionë që nga viti 1954.

Në të njëjtën datë një vit më parë, 2019, kanë përdorur avionët në SHBA 2.3 milionë pasagjerë.

Janë të paktën 41 pilotë të infektuar me koronavirus.

Autoritetet amerikanë kanë bërë me dije se presin që javën tjetër të arrihet piku i infektimeve, ndërsa lehtësimi i masave është ende larg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy