Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prezantoi sot detaje të planit kombëtar 2030.
Një ditë pasi kryeministri Rama zbuloi në një intervistë heqjen e taksës për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, Ahmetaj tha se zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH-së.
“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar. Zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH”, tha Ahmetaj.



