Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, për familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç që do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve, thotë se kërkesa bëhet nga prindi që ka pagën më të madhe.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se duhet ta krijohet dhe dërgohett deklarata dhe për ata persona që marrin më pak se 100 mijë lekë në muaj, pasi në të kundërt marrin gjobë.
Sipas tij, të gjithë të punësuarit që kanë të ardhura më pak se 1.2 milionë lekë të vjetra dhe kanë shpenzuar për shkollimin e fëmijëve deri në 100 mijë lekë, do citojnë pagesat për shkollën private, kurset dhe do vendosin numrin e llogarisë së tyre, certifikatën familjare dhe faturën që kanë bërë pagesat.
Ceko shtoi se kush ka fëmijë nën 18 vjeç, përfiton për çdo fëmijë 48 mijë lekë që i njihen si shpenzim për fëmijën.
Deri në datën 22 janar sistemi ka grumbulluar të dhënat, mbas datës 22 janar deri në 31 mars do të fillonte deklarimi të ardhurave. Nëse nuk punon deri në 31 mars, atëherë do shtyhet afati. Nëse nuk ke profil te eAlbania, është një opsion më poshtë që të kërkon të krijosh profilin tënd, duke vendosur një adresë emaili funksionale dhe numër celulari.
Krijohet faqja dhe del deklarata, do klikosh deklaratat dhe të del opsioni, formo deklaratën dhe të krijohet deklarata. Nëse nuk ke çështje me fëmijë dhe pagesa, krijo deklaratën, dërgo, printo. Duhet ta krijosh dhe dërgosh deklaratën dhe për ata persona që marrin më pak se 100 mijë lekë në muaj.
Deklarata duhet dorëzuar se merrni gjobë. Po fillove ta formosh deklaratën duhet ta çosh deri në fund, edhe po nuk ke shumën e kërkuar. Të gjithë të punësuarit që kanë të ardhura më pak se 1.2 milionë dhe kanë shpenzuar për shkollimin e fëmijëve deri në 100 mijë lekë.
Do shkruajnë aty pagesa për shkollën private, kurse të huaja, për dizajn etj. Do vendosin numrin e llogarisë së tyre, certifikatën familjare dhe faturën që kanë bërë pagesën e shkollës. Se po nuk i vendose këto, nuk kalojnë paratë në llogari. Dalin të dhënat që ke paguar tatimin mbi të ardhurat, dhe është një kuti që thotë çështjet e mia. Dhe aty do shkruash kam një fëmijë, dy fëmijë, kam shkollë private, i kam paguar faturat dhe i dërgon. Dhe faturën duhet ta ruash dhe tre muaj pas 31 marsit.
Certifikatën familjare duhet ta shkarkosh dhe ngarkosh. Kush ka fëmijë nën 18 vjeç, përfiton për çdo fëmijë 48 mijë lekë që i njihen si shpenzim për fëmijën. Ka bërë s’ka bërë shpenzime për fëmijën, i njihen. Kush ka të drejtë të plotësojë formularin? Prindi që ka rrogën më të madhe do plotësojë formularin. Për të përfituar kompensimin për fëmijën, duhet ta plotësojë prindi me rrogën më të madhe.
Te çështjet e mia do vendosë sa fëmijë ka nën 18 vjeç. Nëse prindi ka paguar gjatë gjithë vitit 1.5 milionë lekë taksa do i zbritet 100 mijë lekëshi i shkollës dhe 96 mijë lekëshi i pagesës për dy fëmijët dhe do marrë diferencën, 46 mijë lekë në total.
Çështja e kompensimit është çështje sekondare, kryesore është që të gjithë ata që e kanë pagën më shumë se 1.2 milionë duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave vjetore Diva.
Të gjithë ata që kanë më pak se 100 mijë lekë të reja në muaj, të dypunësuar, duhet të plotësojnë deklaratën, kanë s’kanë fëmijë.



