Çoçoli: Pensionistët po marrin shtesë pensionesh, 40 mijë prej tyre nuk përfitojnë

Çoçoli: Pensionistët po marrin shtesë pensionesh, 40 mijë prej tyre nuk përfitojnë

Eksperti i sigurimeve shoqërore Fatos Çoçoli, sa i takon premtimeve për rritje pensionesh, thotë se janë 40 mijë pensionistë që nuk përfitojnë pension shtesë, për shkak se marrin mbi 40 mijë lekë të reja në muaj.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se ka kufizime në shpërndarjen e bonuseve, ndonëse u shpreh se shtim të pensioneve ka por nuk është i bazuar në ligj.

 

Sipas tij, kur ndihmon me mundësitë që të jep rritja ekonomike e vendit tënd, atëherë është shtesë.

 

Duhej komunikuar që në fillim, është folur për të gjithë pensionistët por janë 40 mijë pensionistë me pension mbi 40 mijë lekë të reja në muaj të cilët nuk përfitojnë nga rritja e pensionit. Ka kufizime në shpërndarjen e bonuseve. Nëse të është rritur 2.5% dhe e ke pensionin 20 mijë lekë të reja në muaj, ti përfiton 500 lekë në muaj. 

 

Kur ti humbet diçka kompensohesh, dëmshpërblimi është kompensim. E njëjta gjë dhe për pensionistët bëhet fjalë për 730 mijë pensionistë. Kur humbet në fuqi blerëse për shkak të rritjes së çmimeve, pensionisti kompensohet apo indeksohet. 

 

Kur ti si qeveri vendos të japësh para shtesë është shtim. Nuk është shtesë sipas ligjit themeltar të sigurimeve shoqërore që është amenduar. Nuk ke rritje ligjore, kur nuk e fut në ligj. 

 

Kur ndihmon me mundësitë që të jep rritja ekonomike e vendit tënd, atëherë është shtesë, sepse pensionistët ata që kanë përfituar nga janari një pjesë të parave bëhet fjalë për 64 milionë euro, marrin më shumë para.

 

Nuk është shtuar se nuk është futur në ligj, ama para marrin. Kur thua për një bonus flet për një shtesë. Çfarë jep tani nuk është kompensim, por është shtesë. Se qytetari nuk kompensohet për humbjet, por merr një shtesë nga paratë që merrte si pension. 

 

Po në muajin tetor të gjithë pensionistëve iu indeksohet pensioni për shkak të inflacionit, prej uljes së fuqisë blerëse si pensionist. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy