Shqipëria mori 500 milionë euro borxh nga BE-ja për pandeminë, nga të cilat gazetari Ylli Rakipi iu drejtua kryeministrit Rama në emisionin 'Të paekspozuarit' se për 300 milionë euro nuk ka asnjë të dhënë se ku janë përdorur.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Për pandeminë keni marrë 500 milionë euro borxh?
Edi Rama: Po patjetër, ku është problemi?
Rakipi: Po 300 milionë euro pse s’i përdore?
Rakipi: Mos hyni në këto, se kur hyni në këto, pa qenë brenda tyre thoni gjysmë të vërteta. Duke qenë se diskutohet shumë borxhi, e morëm vendin me borxh 74%. Nga pandemia kemi marrë goditje, 700 milionë euro, me të ardhurat e shtetit. 50 mijë vende pune shpëtoi qeveria shqiptare, sipas raportit të Bankës Botërore. Është një borxh që është marrë për shkak të rënies së të ardhurave, do financohej rindërtimi, lufta kundër armikut të padukshëm.
130 milionë euro i ke shlyer shqiptarëve!
Rama: Ne kemi financuar rindërtimin që shikoni ju tani me paratë tona. Në kohë pandemie morëm borxh për të vazhduar të shpenzojmë në programet tona. Nëse do merrnim 500 dhe do jua jepnim njerëzve sot do të ishim në borxh se nga do vinin të ardhurat e tjera, por 700 milionëshi gropa?
/Mcntv.al



