Nënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. E pranishme është edhe ministrja Belinda Balluku, e cila gjatë fjalës së saj, e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar.
Ministrja theksoi se ky HEC do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit. Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës do të ndikojë gjithashtu edhe në përmirësimin e situatës së përmbytjeve gjatë dimrit në zonën e nën Shkodrës.
Skavica është ndryshe nga hidrocentralet e tjerë sepse do të luajë rolin e një rregullatori për HEC ekzistuese. Do të rrisë me 20% prodhimin vendas, por do të rrisë kapacitete prodhuese edhe të Hec-et ekzistuese në kaskadën e Drinit. Është edhe për minimizimi e përmbytjeve në fushën e nën Shkodrës. Do të ndjejmë menjëherë minimizimi i përmbytjeve dhe kontrolli i të gjithë shirave. Që në fillimet tona kemi qenë shumë të qartë dhe kompania e ka kuptuar. Për sa i përket impaktit social. Bektel është zgjedhur edhe për shkak të eksperiencës që ka pasur në menaxhim



