Buxheti 9 mld euro/ Soko: S’ka rritje pensioni, por shpërndarje bonusi. Rritja me 4 për qind, zero për një vend në zhvillim

Buxheti 9 mld euro/ Soko: S’ka rritje pensioni, por shpërndarje bonusi. Rritja me 4 për qind, zero për një vend në zhvillim

Projektbuxheti i vitit 2026 pritet të kap vlerën e 9 miliardë eurove ose rreth 1 miliard euro më shumë se në 2025. Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se Rama dhe ministri i Financave s’e kanë akoma të qartë si do të rritet pensioni. Pano vë në dukje bonusi i fundvitit do të shpërndahet në çdo muaj, por s’bëhet fjalë për rritje pensioni. 

 

Buxheti kur miratohet miratohet në bazë të projeksioneve makro-ekonomike për ekonominë e bardhë. Në bazë të gjithë indikatorëve nga terreni ndërtojmë projeksion makro të ekonomisë. Kjo gjëja projektohet te buxheti. Projektojmë 28 miliardë euro ekonomi, do mbledhim 8,3 dhe kështu projektohet. Buxheti është pasojë e ekonomisë. Në bazë të projeksioneve që kanë bërë ekonomistët, me rritjen 4 për qind të parashikuar... 

 

Për vendet në zhvillim rritja me 4 për qind është në nivelin zero për qind. Rritja reale do duhej të ishte dyshifrore, të fillojë nga 10 për qindshi. Ekonomitë e mëdha vërtet rriten me pak, por sasia e parave është jashtëzakonisht e madhe. Potenciali ynë kërkon që rritja minimale të jetë 7-8 për qind. 

 

Nuk e kanë të qartë akoma rritjen e pensionit. Rama, pa e elauburuar njëherë me profesionistët, pjesën teknike, atij i vjen kjo ideja dhe i thotë ministrin e Financave do bëjmë këtë. Këta ministrat e Ramës janë si butakë, shumë të brishtë. Nuk e kanë të qartë as vet ata. Variantet që mund të shkojnë në mendje mund të jenë të shumta. Bëhet fjalë për bonusin e fundvitit, diçka më shumë, do ta shpërndajë në çdo muaj, por s’është rritje pensione. Kjo shifra s’do llogaritet te indeksimi i pensionit. Për të mos vendosur pranga buxhetore e lë si bonues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy