Xhufi: Pjesa më e madhe e mishit vjen nga importi dhe restorantet e mira atë përdorin

Xhufi: Pjesa më e madhe e mishit vjen nga importi dhe restorantet e mira atë përdorin

Mjekja toksikologe Suela Xhufi për sigurinë ushqimore thotë se rreziku i helmimit është i madh dhe se salmonela është një bakter që ka ekzistuar dhe nuk është një patologji e këtyre viteve.

Nga studio e “MCN Economy”, ajo deklaroi se mishi apo veza me salmonelë duhen gatuar me temperaturë mbi 65 gradë për të shmangur rrezikun. 

Xhufi shtoi se pjesa më e madhe e mishit dhe pulat vijnë nga importi dhe se restorantet më të shtrenjta nga importi e marrin, pasi vendi nuk përmbush dot nevojat për popullatën. 

Nuk e gjejmë vetëm te veza por edhe te sallata, se salmonela ka disa mënyra transmetimi. Vjen nga kafshët si macja, breshka, që kur defekojnë, mund të kalojnë në sallatë, nëse nuk e lajmë mirë. 

Ka dy lloj mënyra të kontaminimit të vezës, e para kur vjen nga një pulë e sëmurë. Varianti i dytë kur është në sipërfaqe, mund të jetë e papastër, mund të ketë glasa dhe nëse ti nuk e lan vezën, mund të kesh mundësi të kontaminohesh. 

Duhet minimalisht që vezën ta ziesh për 7 minuta, pasi salmonela nuk mbijeton në temperatura të larta. Mbi 65 gradë, ne mund të jemi të sigurt nga përdorimi i vezëve të kontaminuara me salmonelë. 

Me sy nuk duket, nuk ka aromë. E veza duhet të jetë e ndarë nga e bardha kur është e freskët. Pjesa më e madhe e mishit, fatkeqësisht sidomos pulat vijnë nga importi, por edhe bifteku dhe viçi. 

Edhe restorantet më të shtrenjta nga importi e marrin, se nuk përmbushin dot nevojat për popullatën. Por mënyra e ruajtjes së moskontaminimit janë disa. Në momentin që lahet, nuk duhet të kemi zarzavate ose enë që të mos kontaminohet. 

Thika që përdoret për mishin duhet të jetë e ndarë. Se nëse mishi mund të jetë e kontaminuar me salmonelë dhe kur e pjekim me temperaturë të lartë, thika apo ambienti që kemi përdorur, do e kontaminonte zarzavaten.

Por duhet një pjekje e mirë mbi 65 gradë, që të shkatërrojë salmonelën. Zarzavatet do këshilloja që të laheshin me sodë buke dhe pak kripë për 5 minuta, por sërish nuk mund të them se bëhet shkatërrimi i salmonelës me këtë gjë.

 Unë preferoj ushqimin e vendit se sa mishin nga Brazili, që mjafton koha e qëndrimit në oqean, ngrirje-shkrirje. 

Mishin e marr mish vendi nga zonat e jugut dhe bulmetin e marr nga fshati. Nuk e marr të blerë se nuk kam garanci tek gjërat që i hidhen qumështit. Minimumi një bakter ekziston. Unë preferoj gjërat me yndyrë. 

Një shëndet i mirë duhet ta ketë patjetër si gjalpin, si djathin, si qumështin me yndyrë të lartë. Se kolesteroli është elementi kyç që rigjeneron sistemin nervor. Ka pasur dhe qumësht që vinte era peshk, se e ushqenin lopën me ushqim peshku. 

Për mua është më mirë të merret qumështi i vendit që çfarë nuk ka. Ka dhe aflatoksinë, e cila është një preparat kancerogjen që gjendet rëndom për ruajtjen sa më gjatë në kuti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy