Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,3 pikë përqindje.



