Mungesa e tregut dhe kërkesat e tregtarëve për ta blerë shalqirin me çmim të ulët, ka bërë që fermerët e fshatit Çermë të protestojnë këtë të mërkurë. Ata thonë se prodhimin po e lënë pa vjelë, ndërsa janë në prag falimentimi që në nisje të sezonit. Në mbështetje të protestës së tyre ishte edhe deputeti Erjon Braçe.



