Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të hidrokarbureve në vend. Duke nisur nga sot, ora 15:00, çmimi i naftës është rritur me 6 lekë, duke arritur në 215 lekë për litër.
Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar një rritje prej 3 lekësh dhe do të tregtohet me 178 lekë për litër.
Sipas vendimit, çmimi me pakicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 215 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë 203 lekë/litri. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është 178 lekë/litri dhe 166 lekë/litri me shumicë.
Këto çmime hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të jenë të vlefshme deri në një vendim të ri të Bordit. Autoritetet paralajmërojnë masa ndaj operatorëve që nuk zbatojnë vendimin, deri në pezullim aktiviteti.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.



