
Kreu i PD-se, Lulzim Basha duke iu referuar sot raportit të fundit të FMN për taksimin e sheshtë, thekson se “FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet”.
Basha më tej akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e ekonomisë. Më tej ai ka prezantuar edhe planin ekonomik të qeverisjes së tij, i cili do të bazohet tek taksimi i thjeshtë dhe transparent. Basha ka premtuar se PD do të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe do të inkurajojë investimet e huaja dhe të brendshme.
“Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! -ditemetemira”, shkruan Basha.



