Banka e Shqipërisë do të përjashtohet nga çdo lloj auditimi që lidhet me politikën monetare, stabilitetin financiar, dhe operacionet e tregut, por do të kontrollohet nga KLSH vetëm për veprimet administrative.
Drafti i ri i ligjit i hedhur për konsultim publik thotë se guvernatori nuk mund të arrestohet ose të privohet nga liria në ndonjë formë, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.



