Sakollari: Rënia e vazhdueshme e euros kërkon ndërhyrje, prurje informale

Sakollari: Rënia e vazhdueshme e euros kërkon ndërhyrje, prurje informale

Pedagogia e ekonomisë dhe ekzekutivja e biznesit Valbona Sakollari zhvlerësimin e pazakontë të euros në Shqipëri, e sheh të lidhur me prurjet informale dhe ilegale të monedhës europiane.

 

Lidhur me kërkesën për ndërhyrja nga ana e Bankës së Shqipërisë për ta fiksuar kursin e euros në 100 lekë, Sakollari tha për “MCN Economy” se fiksimi i çmimit të kursit të këmbimit është instrument i politikës monetare dhe banka qendrore është autoriteti përcaktues. 

 

Ajo shtoi se fakti që euro vazhdon të bjerë tregon se ka nevojë për një ndërhyrje tjetër lidhur me shkaqet e rënies së euros në këto nivele. 

 

Si çdo çmim tjetër e mira do ishte që përcaktimin ta bënte tregu, për të pasur një çmim ekuilibër. Në momentet kur ka pasoja në ekonominë e një vendi, patjetër që ndërhyrja mund të bëhet nga qeveria, me anë të politikës monetare. Banka e Shqipërisë ka qenë goxha aktive në mos lënien e rënies së kursit të këmbimit akoma më tej. 

 

Vjet Banka e Shqipërisë ka bërë blerjen historike të sasisë së euros në qarkullim. Fakti që euro vazhdon të bjerë tregon se ka nevojë për një ndërhyrje tjetër dhe shkaqet e rënies së euros në këto nivele. Qarkullimi masiv vjen nga prurjet informale dhe ilegale. Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme janë motorët e ekonomisë shqiptare. Se nëse do kemi këto motorë, ekonomia do vazhdojë të ketë rënie të lirë. 

 

Duke penalizuar prodhimin vendas, ti e orienton ekonominë shqiptare drejt konsumit të asaj që vjen nga jashtë dhe jo drejt prodhimit. Se në momentin që nuk ke çfarë prodhon nuk ke si të mbledhësh të ardhura. Përtej Bankës së Shqipërisë dhe politikës së saj të blerjes së euros, mund të përdoren dhe instrumente të tjerë. Një lëvizje e fortë do të përshkallëzojë efektin. 

 

Nëpërmjet blerjes së euros së tepërt në qarkullim nga ana e Bankës së Shqipërisë, mund të ulet tatimi për fitimin për eksportet. Në bujqësi duhet rregulluar zinxhiri fermer-përpunues-eksportues. Vërtetë flitet për subvencione, por duhet të jenë në kohë, të kontrolluara. Nuk mund të jenë subvencione klienteliste. 

 

Duke marrë produkte nga jashtë, sidomos nga eurozona, e gjithë kjo ka bërë që të jetë fokusi te euro. Turizmi vepron me euro, eksporti i shërbimeve vepron me euro. Ka dhe një element shumë të rrezikshëm ky fenomen, se përtej faktit që kemi eksporte shumë të ulëta, importet tona janë fokusuar dhe te ushqimi. Tregu ka çmime relativisht të larta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy