Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku, njoftimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor për aksionin për mbledhjen e së taksave të makinave të papaguara që nga viti 2012 e sheh si rënie të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe policisë si institucione që duhet të merren me ligjshmërinë dhe formalizimin e këtyre mjeteve.
Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se legjislacioni shqiptar ka nevojë për disa rregullime.
Në një shtet që si ka 2 milionë banorë, të kërkosh nga 250 mijë individë taksa të papaguar prej 13 vitesh është ironi e madhe. Kjo do të thotë të gjurmosh dhe të merresh me milingonat.
Se natyrisht do prodhosh dhe një reagim social. Aq më tepër është situata nëse fut në lojë tatimet.
Një shtet që lejon 40 milionë euro kontrabandë cigaresh nuk mund të merresh me taksat, se do të thotë të merresh me buburrecat dhe të lësh elefantët. Më e pakta është një akti ligjor i shkruar keq.
Mua më vjen keq që në vitin 2025 shkruhen ende vendime të tilla. Ti do të punosh i ke në sistem, nuk ka pse thua më dorëzo targën.
Nuk ka mundësi, hiqe nga leja dhe vëre në dispozicion të policisë. Ti atë targë hiqe nga sistemi dhe përcillja policisë duke i thënë se filan targë nuk duhet të qarkullojë më.
Kjo është që ti të zhvendosësh vëmendjen nga evazorët e mëdhenj. Këtu ka rënë Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ka rënë policia dhe këto duhet të merren me ligjshmërinë dhe formalizimin e këtyre mjeteve.
Këto dy institucione, mos të ngatërrohen dhe të hapet loja se po u hap loja nuk bëhet puna se po merresh me 250 mijë individë.
Unë mendoj se legjislacioni shqiptar ka nevojë për disa rregullime. Taksa e luksit edhe për mjete që janë prodhuar në 1980 quhen mjete luksi se e kalojnë 3000 metër kub.
Si mund t’i thuash përdoruesit të një mjeti mbasi e ka blerë, se taksa jote përveç taksës që paguajnë të gjithë do ketë edhe një prim tjetër prej 300 mijë lekësh, ndërkohë që mjeti vetë nuk kushton 300 mijë lekë që t’i paguan ekstra taksë.
Ose e detyron që ta hedhë mjetin, ose e detyron të bëjë evazion fiskal. Ti vetë si shtet i shtyn që mos të paguajnë taksat.



