Panairi Klik Expo Group është në edicionin e tij të tridhjetë e një. Në një lidhje me MCN TV, Ardian Haçkaj, nga Instituti CDI, tha se ky event është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi dhe ndërlidhjeje. Ai tha se Shqipëria e ka potencialin për t’u kthyer në qendër logjistike dhe transporti në Ballkan.
Ne jemi pjesë e korridoreve europiane të transportit. Korridoret në Shqipëri janë ai adriatiko-jonian, ku vazhdon puna për pjesën hekurudhore. Është nyja e portit të Durrësit që lidhet me Maqedoninë, Shkupin e deri në Detin e Zi. Ky korridor ka marrë një rëndësi të veçantë sidomos pas luftës në Ukrainë.



