Ulen tarifat e “roaming” në Ballkan, zbatimi i plotë në 2021 (VIDEO)

Ulen tarifat e “roaming” në Ballkan, zbatimi i plotë në 2021 (VIDEO)

Që nga 1 korriku i këtij viti, nis reduktimi i tarifave të shërbimit “roaming” në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, mërëveshja e plotë e heqjes së përgjithshme të shërbimit “roaming” do të filloj të aplikohet në terësi nga korriku i vitit 2021.

Marrëveshja për heqjen e tarifave të shërbimit ‘roaming’, do të nënshkruhet sot në Beograd nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia.

 Edhe pse marrëveshja do të nisë të zbatohet në terësi në korrik të vitit 2021, ndërkohë që reduktimet e tarifave do të fillojnë që nga 1 korriku i këtij viti, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.  Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të thotë se që prej datës 1 Korrik të vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale, dhe jo më me tarifat e shtrenjta roaming.

 Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme vjen pas rreth dy vitesh tratativa dhe negociata të vazhdueshme mes palëve, me ndërmjetësimin dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Brukselit. Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritet, duke e përdorur heqjen e tarifave roaming si një strategji efikase për të integruar më shumë rajonin.

 Samiti i dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor zhvillohet nën organizmin dhe mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, të drejtuar nga Sekretarja e përgjithshme Majlinda Bregu dhe Komisionerja Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Marija Gabriel.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy