Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho për projektbuxhetin për vitin 2026 prej 8.8 miliardë euro, deklaroi se pasqyron një rritje të buxhetit të shtetit, e cila vjen prej rritjes së çmimeve dhe rritjes së TVSH-së.
Nga studio e “MCN Live”, ajo e cilësoi si tallje me pensionistët rritjen e pensioneve me bonuse të përmuajshme.
Sipas saj, rritja është tërësisht minimale në krahasim me një pension dinjitoz.
Xhixho ngriti shqetësimin edhe për mungesën e politikave mbështetëse për familjet e reja.
Me logjikë do të duhet që këto para që vijnë dhe akumulohen në buxhetin e shtetit duhet të shpërndahen në shërbimet publiken në sektorët më jetikë të vendit, sistemit shëndetësor, arsimor, më shumë investime në bujqësi.
Kemi rritje të shpenzimeve, por ndërkohë që vjen projektbuxheti për 2026, kemi një akt normativ që kemi diskutuar këtë javë për ndryshimin e buxhetit, ka shkurtim të buxhetit të arsimit.
Nevoja emergjente pas ngjarjeve tragjike ku 60% të shkollave janë pa oficerë sigurie dhe në këtë situatë ti shkurton buxhetin, 1 miliardë lekë më pak se buxheti i 2025.
Çdo vit kemi akte normative që rialokojnë fonde. Pas skandalit të onkologjikut, për shëndetësinë shkurtohet buxheti, ku ke 19 shtretër për pacientë, ndërkohë që çdo ditë shkojnë 100 pacientë te onkologjiku.
Në vend të kesh rritje të buxhetit dhe të sigurosh dhe ti mos t’iu sigurish barna këtyre individëve që luftojnë me jetën, praktikisht ti ke kryer një krim ndaj qytetarëve.
Bujqësia edhe në progres raportin e fundit të Bashkimit Europian tregon qartë se nëse nuk nxirren përgjegjësit për vjedhjen e fondeve të IPARD, nuk do të zhbllokohen 112 milionë euro.
Bujqësia është një nga sektorët që nuk po prodhon dhe blegtorinë e ke me rënie. Paratë shkojnë për të mbushur gropat e korrupsionit, në koncensione dhe nuk ka politika për familjen.
Ti ke një rënie të lindshmërisë, ti do duhet të kishe sot politika mbështetëse për familjet e reja.
Për pensionistët ka bonuse të përmuajshme. Nëse ka një kategori me të cilët tallet kjo qeveri, është pikërisht shtresa e pensionistëve.
55% e qytetarëve sipas Eurostat kanë vështirësi të mbyllin muajin. Ti e çon bonusin në një kafe në ditë për pensionistët.
Këta parashikojnë që në fund të mandatit të çojnë 200 euro pensionin minimal dhe 400 euro pensionin urban. Por kjo është rritja e munguar ndër vite, se ti ke për detyrë të indeksosh. Bonuset e përmuajshme janë absolutisht të pamjaftueshme.
Rritja është tërësisht minimale në krahasim me një pension dinjitoz. Me largimin e të rinjve dhe të trurit, ke një rënie të kontributeve dhe ekspertët thonë se ka nevojë për një reformë, pasi nuk zgjidhet pensioni dinjitoz.



