Drejtori i Institutit të Sigurimeve shoqërore, Astrit Hado, tha për MCN se banorët që jetojnë në fshat rrezikojnë të mbeten pa pension për shkak të mungesës së kontributeve.
Sipas tij, skema deficitare e pensioneve pritet të normalizohet në vitin 2045, ndërkohë që pritshmëritë e ekspertëve janë për ulje të numrit të popullsisë e për pasojë edhe të kontributeve.



