Tomorri: Bordi nuk duhet të ishte krijuar asnjëherë, çmimet nuk i vendosin burokratët

Tomorri: Bordi nuk duhet të ishte krijuar asnjëherë, çmimet nuk i vendosin burokratët

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Bordi i Transparencës nuk duhet të ishte krijuar asnjëherë, pasi nuk mbahen çmimet me këto struktura.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Tomorri tha se Bordi ka shkaktuar një debat të madh nëse na shërbeu apo jo.

Bordi nuk duhet të ishte bërë asnjëherë, ka ardhur koha që duhet të shkrihet, por s’duhet të ishte bërë. E kam kundërshtuar që ditën e  parë thashë do të çojë në shkatërrim të tregut. Nuk mbahen çmimet me borde, përcaktohet nga kërkesë dhe oferta. E mbajtën disa muaj, është hapur që në mars. Kemi gati 9 muaj, 1 vit dhe ajo që ka shkaktuar është një debat i madh. Na shërbeu apo na dëmtoi. Është një debat që ka argumente nga të gjitha krahët. Çështja me bordin është parimore, nuk duhet të ketë bord, nuk duhet të ketë mekanizma që çmimin e një produkti ta vendosin burokratët.

Duke vijuar më tej logjikën e tij, Tomorri tha se çdo metodologji që të përzgjidhte Bordi për të caktuar çmimet do të ishte e kundërshtueshme. Sipas gazetarit, nëse qeveria do dëshironte të ndërhynte për të mbrojtur qytetarët nga abuzimi do të ishte vendosja e një takse të jashtëzakonshme për kompanitë që tregtojnë karburante nëse autoritetet do të shihnin që këto struktura do të kishin mbledhur fitime të jashtëzakonshme.

Folëm për metodologjinë e çmimeve, çfarë do metodologjie që do përzgjidhnin do të ishte e kundërshtueshme. Edhe sikur të ishin nisur me qëllimin më të mire, çdo metodologji do të ishte e atakueshme. Do kishte një mënyrë, e lejon tregun të lirë dhe nëse sheh që kompanitë kanë bërë fitime të jashtëzakonshme ti i takson me taksë të jashtë zakonshme. E kanë lehtësisht të kontrollueshme, mesa vjen produkti në doganë, me sa shitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy