Çekrezi: Bursa e energjisë do të demokratizojë sistemin (VIDEO)

Çekrezi: Bursa e energjisë do të demokratizojë sistemin (VIDEO)

E marta e 11 prillit shënon nisjen e aktivitetit të bursës së energjisë në Shqipëri. Në një lidhje Skype, eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi, tha se hapja e bursës do të demokratizojë sistemin energjetik në vend.

Javën tjetër pritet të nisë operimi i bursës shqiptare të energjisë. Mungesa e përvojës dhe trajnimi i operatorëve të kompanive shtetërore është bërë pengesë deri tani. Javët që kanë kaluar kemi parë që Alpex ka qenë në një trajnim intensiv të këtyre kompanive që janë anëtare të bursës së energjisë. Bursa në vetvete është një lloj demokratizimi i sistemit energjetik shqiptar. Është një lloj rregullimi i tregut makro. Pra, është bursa ajo që përcakton dhe rregullon kërkesën dhe ofertën. Kjo do të demokratizojë sistemin në transaksionet e shit-blerjes. Është bursa ajo që bën të gjitha kalkulimet. Do të jetë një benefit për kompanitë shtetërore, pasi do të ketë një çmim më real të tregut. De jure jemi një treg i përbashkët me Kosovën, pra do të kemi mundësinë e blerjes dhe shitjes sipas nevojave.

Sipas tij, bursa nuk do të ketë efekt direkt te konsumatori familjar.  

Konsumatori familjar nuk përfiton direkt. Konsumatori familjar vazhdon të furnizohet nga OSHEE në bazë të marrëveshjeve të rregulluara. Por mund të ulet kostoja e produkteve dhe shërbimeve nga bizneset që përfitojnë nga ulja e çmimit të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy