
Kreu i Institutit për Bashkitë Shqiptare Agron Haxhimali thotë se nisma për lirimin e hapësirave publike ishte e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.
Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se qeveria dhe bashkitë nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë me çadrat dhe tendat, por duhet të lirojnë hapësirat publike edhe nga masat e betonit që i kanë zënë.
Sipas tij, aksioni kërkonte një analizë më të thellë dhe një moment kohor më të përshtatshëm dhe se nuk është zgjidhje që sa herë që sheh që diçka nuk shkon, përgjegjësinë e merr qeveria.
Kjo ishte një verë që vendosi përpara shoqërisë shqiptare institucionet dhe bashkitë me provën e zjarrit, për problematika që hasën këtë verë. Kur bëhen punët me aksion tërheq më shumë vëmendje.
Çështja e menaxhimit të mbetjeve, kalimi nga inceneratorët pa vizion, në qasjen e ndërmarrjes së vetme kombëtare pa bashki.
Sa i takon hapësirave publike, një shtet me një arkitekturë të tillë që ka funksione, institucione të ndara, të presë të zhvillohet vetëm me iniciativat e aksioneve, nuk është qasja më e mirë.
Kërkonte një analizë më të thellë, një moment kohor më të përshtatshëm për turistët.
Ishte e nevojshme, duhet të vazhdojë, por nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë as qeveria, as bashkia, me këto çadrat apo tenda.
Por hapësirë publike janë dhe këto masat prej betoni që zënë hapësirën publike.
Mirë është të preken strukturat madhore, jo çadrat, edhe pse mirë bën që i largon. Kontrollin e territorit e kanë bashkitë nën juridiksionin e tyre.
Hapësirat publike u la jashtë kontrollit, secili u korruptua për vota, për korrupsion personal.
Atyre iu lejon ligjit që hapësirat publike të shfrytëzojë hapësirat publike aty ku duhet dhe sjell dhe të ardhura, ku në shkallë kombëtare kanë sjellë 13 milionë euro.
Bashkia këto leje duhet t’i kontrollonte dhe të kishte një hartë të qartë digjitale se ku t’i jepte.
Për menaxhimin e mediave para dhjetë viteve bëmë reformën territoriale dhe ia kaluam bashkive.
Por bashkitë nuk i pyeti njeri për inceneratorët, ishte një vullnet politik, pa vizion. Betejën bashkitë për menaxhimin e mbetjeve e humbën, nuk ndodh as riciklimi.
Është piramida e ndarjes, filloje që në shtëpi. Ne e humbëm këtë betejë në këto dhjetë vite, fakti që kalojmë në një ndërmarrje tjetër, pikëpyetja që lind a na zgjidh problemin centralizimi.
Meraku që kam, është se nuk është kjo zgjidhja. Nuk është zgjidhje që sa herë që sheh që diçka nuk shkon, përgjegjësinë e merr qeveria.



