Prej një jave auditorët e universitetit të mjekësisë janë bosh, pasi studentët vijojnë bojkotin në shenjë proteste ndaj ligjit që u mban peng diplomën për 5 vite. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim ndërsa shtojnë se çështjen do ta ndjekin në Gjykatën Kushtetuese.



