SPAK i bashkangjit dosjes për inceneratorët raportin nga PD/ Tabaku: Kemi 112 prova të reja në kallëzim (VIDEO)

SPAK i bashkangjit dosjes për inceneratorët raportin nga PD/ Tabaku: Kemi 112 prova të reja në kallëzim (VIDEO)

Hetimit voluminoz të inceneratorëve, Prokuroria e Posaçme i ka bashkangjitur një pjesë të provave dhe fakteve të grumbulluara nga Komisioni Hetimor.

Selia blu ka paditur 32 persona, një pjesë e madhe funksionarë publikë dhe zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin Rama, zv/kryeministrin Ahmetaj kryebashkiakun Veliaj dhe një sërë emrash të tjerë, ka bërë të ditur në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN Tv, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut, bëhet fjalë për 112 prova dhe të tjera fakte.

Kemi dorëzuar tre kallëzim, ndërkohë që gjatë punës së Komisionit hetimor dhe pjesë e këtij kallëzimi janë 112 prova të reja, të cilat të gjitha së bashku me tre kontratat, janë të shtrira në kohë. Kontratat tregojnë për një sërë pagesash fiktive jashtë, në nivelin e 20 milion eurove, që kanë të bëjnë me inceneratorin e Fierit. Është trend i shtrirë në të tre kontratat, dhe analizat e këtyre fakteve dhe provave e bëjnë përgjegjësinë e individëve në nivelin e një grupi të strukturuar kriminal, në të tre bizneset, kanë bërë njëkohësit një skemë të secilës prej këtyre kompanive ne marrjen e kontratave koncensionare. Tre kompanitë e kanë marrë në mënyre abuzive këto kontrata.

Ish-kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tanaku tha poashtu se dje i ka dërguar një shkresë kreut të SPAK, Arben Kraja për të mësuar mbi ecurinë e hetimeve lidhur me këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy