Përgjegjësi i Sektorit të Zhvillimit të Projekteve të Huaja dhe të Brendshme në Autoritetin Rrugor Shqiptar është kallëzuar penalisht në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, projekti për by-pass-in Fierit është tre vjet i vonuar dhe ende s’ka përfunduar, ndërsa dëmi ndaj shtetit është 9.4 milionë euro.



