Zonja: Tatimet dështuan në parandalimin e kompanive të dyshimta që sot konsiderohen grup i strukturuar brenda AKSHI-t

Zonja: Tatimet dështuan në parandalimin e kompanive të dyshimta që sot konsiderohen grup i strukturuar brenda AKSHI-t

Gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Zonë e Lirë” se fakti që SPAK po heton, tregon që filtrat e qeverisë kanë dështuar në parandalimin e kompanive të dyshimta, që sot konsiderohen grup i strukturuar brenda AKSHI-t. 

Duke analizuar deklaratat e ministrit të Financave Petrit Mala, Zonja vë në dukje se ai e hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke ia lënë atë Tatimeve. 

 

“Ministri po shmang thelbin e çështjes. Fakti që SPAK-u po heton tregon që filtrat e qeverisë, Tatimet kanë dështuar në parandalimin e hyrjes së kompanive të dyshimta. Ne kemi folur për kompanitë e Agasit dhe Beqirit në pjesëmarrjen e tyre në Durana Tech Park. Institucionet kanë dështuar të parandalojnë këto subjekte që sot cilësohen grup i strukturuar kriminal brenda AKSHI-t. Ministri nuk mban përgjegjësi, thotë ne u dhamë lehtësira fiskale, SPAK-u lë ta hetojë, thotë që është përgjegjësi e autoritetit, ia lë Tatimeve dhe autoriteti që është marrë prona. Ministri po thotë që është çështje e SPAK-ut, duke ia hedhur Tatim/ Taksave dhe e heq gjithë përgjegjësinë nga vetja. Po flasim për shmangien apo për paaftësinë e një institucioni të rëndësishëm si Tatim/ Taksat që të hetojë dhe të shohë për 40-50-60 biznese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy